Ndërlidhjet

Ushtarët amerikanë gabimisht vranë 6 policë afganë


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se pjesëtarët e saj gabimisht kanë vrarë 6 policë të Afganistanit dhe një civil, pasi policia kishte shtënë kundër amerikanëve gjatë një operacioni.

Ushtria amerikane tha se vrasjet ishin pasojë e "rastit tragjik të indentitetit të gabuar".

Sipas ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, policia ka shtënë kundër forcave amerikane, pasi ato ishin përleshur dhe kishin vrarë një militant të armatosur afër stacionit të policisë në qytetin Qalat të provincës Zabul.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe ata të Afganistanit po zhvillojnë hetime lidhur me këtë rast.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG