Ndërlidhjet

Tiranë: Kompania amerikane e bleu Insigun


Kompania amerikane Reserve Life Insurance është pajtuar që ta blejë kompaninë Insig, që është pronë shumicë e shtetit, për 52.8 milionë dollarë, ka njoftuar Ministria e Financave e Shqipërisë.

Kompania amerikane, me seli në Dallas, e ka fituar tenderin ndaj ofertuesve të tjerë dhe është në negociata përfundimtare me autoritetet e Shqipërisë për marrjen e kompanisë.

Më herët, Insigu ka njoftuar se American Reserve Life po blente 61% të kompanisë.

Në vitin 2003, Korporata Ndërkombëtare Financiare dhe Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim, kishin marrë nga 19.5% të aksioneve të kompanisë Insig.

Insigu ka degë edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG