Ndërlidhjet

Rusi: 12 të vdekur nga shpërthimi i minierës


Zyrtarët e Ministrisë së Emergjencës thanë se të paktën 12 vetë kanë vdekur në shpërthimin në një minierë në rajonin verior Murmansk të Rusisë.

Zëdhënësja e ministrisë tha se shpërthimi ka ndodhur mbrëmë kur punëtorët po hynin në minierë, nga e cila nxjerren materiale për prodhimin e plehrave artificialë.

Nga shpërthimi janë plagosur pesë minatorë, ndërsa njëri konsiderohet i zhdukur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG