Ndërlidhjet

Kabul: Brown premtoi mbështetje për Afganistanin


Kryeministri britanik, Gordon Brown, premtoi sot se do të vazhdoj mbështetja e Britanisë për Afganistanin. Këto komente ai i bëri pas takimit me presidentin afgan, Hamid Karzai, në Kabul.

Zori Brown premtoi afro 10 milionë dollarë për të siguruar se zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Afganistan do të jenë "të lira dhe korrekte".

Gjatë një konference për shtyp, kryeministri britanik sugjeroi se vendi i tij mund të dërgoj më tepër trupa në Afganistan, gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj vizite të paparalajmëruar, zoti Brown i ka falënderuar ushtarët e Britanisë për shërbimin e tyre në Afganistan. Ai ishte edhe në provincën jugore Helmand, ku dje janë vrarë katër ushtarë britanikë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG