Ndërlidhjet

Obama emëroi udhëheqësin e Departamentit të energjisë


Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama, e ka emëruar fituesit e çmimit Nobel për fizikë, Steven Chu, për ta udhëhequr Departamentin e Energjisë në administratën e tij.

Duke e shpallur këtë emërim, Barack Obama tha se administrata e tij do të jetë e përkushtuar për zhvillimin e formave të reja të energjisë për të ndihmuar luftimin e nxehjes globale.

-Veprimtaria e ekonomisë së re të energjisë kërkon përpjekje të vazhdueshme të të gjithëve, pasi themeli i pavarësisë sonë energjetike është ktëu në Amerikë...në fuqinë e erës dhe të diellit, në teknologjitë e reja dhe në inovacionet e shkencëtarëve, të ndërmarrësve dhe të punëtorëve, tha Barack Obama.

Në vitin 1997, Steven Chu ishte ndër fituesit e çmimit Nobel për Fizikë.
XS
SM
MD
LG