Ndërlidhjet

Sulmuesi i Bushit doli para gjykatësit


Gazetari irakian, i cili i hodhi këpucët e tij presidentit George Bush doli sot para gjykatësit hetues, i cili po e heton incidentin.

Durgham al-Zaidi tha se i vëllai, Munthadir al-Zaidi, gazetar i televizionit, është sjellë para gjykatësit në zonën e Gjelbërt të Bagdadit.

Sipas ligjit irakian, Zaidi rrezikon deri në 7 vjet burg për shkak të veprës "fyerje e shefit të shtetit të huaj".

Dje Durgham tha se i vëllai i tij ishte rrahur nga rojet e sigurisë, me ç'rast i ishin thyer krahu dhe brinjët, por njoftimi nuk u konfirmua nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG