Ndërlidhjet

Qeveria e Belgjikës ofroi dorëheqje


Kryeministri i Belgjikës Yves Leterme ka ofruar dorëheqjen e qeverisë pasi gjykata më e lartë e vendit e akuzoi se ishte përpjekur të ndikojë një rast në gjykatë për ndihmë finansiare të një banke.

Një pjesë e aksionerëve të grupit bankar Fortis e kanë sfiduar në gjyq vendimin e qeverisë për t'ia shitur asetet belge një banke franceze.

Leterme erdhi në pushtet pas një krize politike nëntë mujore.

Tash mbreti duhet të vendosë nëse do ta refuzojë apo do ta pranojë dorëheqjen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG