Ndërlidhjet

Sulm ndaj gazetares ruse në Kaukazin Verior


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, thotë që autoritetet e Rusisë duhet të zhvillojnë hetime të menjëhershme lidhur me sulmin ndaj gazetares, Zhanna Akbasheva, korrespondente e një agjencie të lajmeve në Kaukazin Verior rus.

Akasheva i tha Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve se dy vetë e sulmuan dhe e rrahën atë. Ata, poashtu, kërkuan që ajo ta ndalte punën e saj.

Për këtë sulm ajo raportoi në zyrën lokale të prokurorisë.

Gazetarja Akasheva raporton për çështje të korrupsionit dhe të lirisë së shtypit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG