Ndërlidhjet

Moskë: Evropa mund të mbesë pa furnizim me gaz


Prodhuesi rus i gazit, Gazprom ka paralajmëruar vendet e Evropës se mund të çrregullohet furnizimi me gaz për shkak të konfliktit të kësaj kompanie me Ukrainën. Në letrën dërguar klientëve evropianë, shefi i Gazpromit, Aleksei Miller thotë se "kompania po bënë çdo gjë të mundshme për të menjanuar problemet e furnizimit të Evropës me gaz" por mosmarrëveshjet me Ukrainën mund të çojnë në ndonjë skenar të pafavorshëm. Gazpromi ka kërcënuar se mund të ndërpresë furnizimin me gaz të Ukrainës nëse nuk paguhet borgji prej 2.1 miliard dollarë.
XS
SM
MD
LG