Ndërlidhjet

Presidenca e Irakut miratoi rezolutën për forcat e jashtme


Këshilli i Presidencës së Irakut, që përbëhet nga presidenti Jalal Talabani dhe dy zëvendësit e tij, sot e ka ratifikuar rezolutën e Parlamentit të Irakut, që lejon mbetjen e trupave të jashtme në Irak, pas skadimit të mandatit të OKB-së, në fund të këtij viti.

Ushtarët nga Britania, Australia, Rumania, Estonia dhe NATO-ja, ishin në pritje të këtij dokumenti për legalizimin e pranisë së tyre gjatë vitit 2009.

Kjo rezolutë nuk përfshinë forcat e Shteteve të Bashkuara, pasi Uashingtoni tashmë e ka nënshkruar Marrëveshjen për Statusin e Forcave me Irakun.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG