Ndërlidhjet

Hamas: Infrastruktura jonë e paprekur


Lideri në ekzil i grupit militant islamik hamas e paralajmëroi Izraelin se do të ishte "gabim i rëndë" nëse do të ndërmerrte ofensivë tokësore në Gaza.
Në një deklaratë në televizionin Al Jazeera, Khaled Meshaal tha se infrastruktura dhe rezistenca e Hamasasit janë të paprekura.

Ndërkohë Izraeli ka vazhduar edhe sot bombardimet ndaj caqeve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Kombet e Bashkuara njoftuan mbi 421 palestinezë të vrarë nga aksionet e Izraelit dhe më shumë se 2 mijë janë plagosur.

Katër izraelit janë vrarë nga sulmet me raketa të militantëve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, fajësoi Hamasin për dhunën duke i quajtur sulmet me raketa ndaj Izraelit si akte terrori. Ai bëri thirrje për aksione të fuqishme për të parandaluar armatosjen me raketa të Hamasit dhe grupeve tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG