Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – 7 të vrarë


Pesë policë dhe dy civilë janë vrarë sot nga një sulm vetëvrasës në veriperëndim të Pakistanit.

Sipas disa raporteve, së paku 25 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në qendër të qytetit Dera Ismail Khan, afër kufirit me Afganistanin.

Cak i këtij sulmi sishte policia, që po zhvillonte hetime lidhur me një shpërthim të vogël.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm me bombë, që është i fundit në vargun e sulmeve në mbarë Pakistanin, nga të cilat, në 18 muajt e fundit, janë vrarë qindra njerëz.
XS
SM
MD
LG