Ndërlidhjet

BE dënon ndëprerjen e furnizimit me gaz


Bashkimi Evropian ka dënuar si "tërësisht të papranueshme" ndëprerjen furnizimit me gaz të Evropës për shkak të mosmarrëveshjeve midis Rusisë dhe Ukrainës. Në komunikatën e BE-së kërkohet që furnizimi me gaz të rifilloj menjëher. Zv kryeministri çek, Aleksandër Vondra, në emër të presidencës së BE-së deklaroi, "Kjo është e papranueshme. Presidenca çeke e BE-së kërkon që furnizimi me gaz të fillojë menjëher dhe të dyja palët, Rusia dhe Ukraina, të rifillojnë negociatat me qëllim të arritjes së një marrëveshje definitive".

Më herët gjatë ditës, vendet e Evropës Juglindore raportuan se furnizimi me gaz iu është ndalur tërësisht ndërkaq disa vende qëndrore dhe perendimore të Evropës thanë se kanë vështirësi në furnizim.
XS
SM
MD
LG