Ndërlidhjet

Gjenevë: KNKK akuzoi Izraelin


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka akuzuar forcat izraelite se nuk i ndihmojnë njerëzit e plagosur në lagjet e Gazës dhe se kanë dështuar që t'i lejojnë ekipet e Kryqit të Kuq të depërtojnë në këto hapësira.

KNKK tha se punëtorët e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe palestineze kanë gjetur disa të vdekur dhe së paku 19 që kishin mbijetuar, përfshirë edhe disa të plagosur dhe katër fëmijë, në shtëpitë e goditura nga bombardimet në Zaytum, afër pozicioneve ushtarake izraelite.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar tha se ekipet e tij, katër ditë pas bombardimeve, nuk ishin lejuar të shkojnë në këto hapësira. Kjo organizatë vlerësoi se ky incident ishte "shokues".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG