Ndërlidhjet

Kjevi nuk është kundër vëzhguesve rusë


Bashkimi Evropian pret që të rikthehet furnizimi me gazin rus i Evropës, pas marrëveshjes për vendosjen e vëzhguesve në pikat e tranzitit të gazit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Çekia, vendi që ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian bëri të ditur se kryeministri çek Topolanek dhe ai rus Putin kanë rënë dakord për kushtet e vendosjes së vëzhguesve. Diplomatët evropianë kanë pohuar se vëzhguesit mund të jenë në terren më së shpejti gjatë ditës së sotme.

Naftogazi ukrainas ka deklaruar se "nuk është kundër" pranisë së vëzhguesve rusë në pikat e tranzitit të gazit. Prania e vëzhguesve rusë ka qenë ndër pikat problematike gjatë bisedimeve mes Brukselit, Kjevit e Moskës.

Mosmarrëveshjet për çmimin mes Kjevit e Moskës kanë lënë prej disa ditësh shumë vende të BE-së pa gazin rus, në kohën kur temperaturat kanë rënë ndjeshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG