Ndërlidhjet

Kabul: Nga bomba u vranë 10 civilë dhe 2 policë


Një zyrtar lokal tha se nga një sulm vetëvrasës me bombë janë vrarë 10 civilë dhe 2 policë.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi në Zaranj të provincës Nimroz, në jugperëndim të Afganistanit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e morën talibanët, të cilët thonë se janë vrarë 8 policë.

Në një zhvillim tjetër, NATO-ja njoftoi se dy ushtarë amerikanë dhe një polic i lartë afgan janë vrarë dje nga një sulm i dyshuar vetëvrasës i talibanëve në provincën jugore, Kandahar.
XS
SM
MD
LG