Ndërlidhjet

U miratua procedura e shkarkimit të Blagojevichit


Dhoma Përfaqësuese e shtetit Ilinois ka miratuar procedurën për shkarkimin e guvernatorit Rod Blagojevich, pas arrestimit të tij, muajin e kaluar, lidhur me akuza për korrupsion.

Dhoma në mënyrë unanime i miratoi rekomandimet e Komitetit të saj të veçantë për ta shkarkuar zotin Blagojevich, për shkak të akuzave se ai ishte përpjekur që ta shesë vendin në Senatin e Shteteve të Bashkuara, pasi Barack Obama ishte zgjedhur president.

Procedura e gjykimit të zotit Blagojevich do të zhvillohet në Senatin e shtetit Ilinois dhe nëse dënohet, ai do të shkarkohet nga posti i guvernatorit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG