Ndërlidhjet

Rusia dhe BE-ja u pajtuan për monitorët për gaz


Raportohet se zyrtarë të Rusisë dhe të Bashkimit Evropianë sot kanë nënshkruar marrëveshjen për monitorimin e qarkullimit të gazit për Evropë nëpër Ukrainë.

Nënshkrimi u bë pas takimit të delegacionit të BE-së, të kryesuar nga kryeministri çek, Mirek Topolanek dhe kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin, në përpjekje për ta zgjidhur kontestin ndërmjet Rusisë e Ukrainës lidhur me furnizimin e Evropës me gaz. Ky furnizim nga Rusia kalon nëpër gazjesllësin në Ukrainë.

Marrëveshja hynë në fuqi kur të nënshkruhet edhe nga Ukraina.

Kryeministri çek, Mirek Topolanek, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së BE-s, tha se mbrëmë ishte arritur një marrëveshje verbale me zyrtarë të Ukrainës, për vendosjen e monitoruesve për kontrollin e tranzitit të gazit rus nëpër gasjellësin në Ukrainë.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën për veprime ilegale ldihur me gazin e dedikuar për Evropë. Këto akuza Ukraina i ka hedhur poshtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG