Ndërlidhjet

Tadiç: Mbrojtja e Kosovës, prioritet i Serbisë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë janë mbrojtja e Kosovës, integrimi evropian dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Ai ka thënë se politika e jashtme e Serbisë bazohet në zhvillimin e marrëdhënieve me BE-në, Rusinë dhe SHBA-të.

"Serbia ka tri shtylla të politikës së jashtme. Ato janë, Bashkimi Evropian, Rusia dhe SHBA-të, dhe pa thellimin e këtyre raporteve nuk mund ti përmbushim interesat tona jetësore" u tha Tadiç gazetarëve gjatë konferencës së ambasadorëve në Beograd.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG