Ndërlidhjet

Rusia rifillon furnizimin me gaz të Evropës


Rusia tha se do të rifillojë sot furnizimin me gaz të Evropës përmes Ukrainës pas rreth dy javë ndërprerjeje, për shkak të mosmarrëveshjeve me Ukrainën.

Më shumë se 15 vende të BE-së u goditën nga ndërprerja e gazit në mes të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit.

Ekspertët thonë se nevojiten 24 deri 36 orë që gazi rus të arrijë të konsumatorët evropianë.

Zotimi i Rusisë u bë pasi ajo dhe Ukraina u pajtuan përfundimisht që monitoruesit evropianë të vëzhgojnë pikat e furnizimit me gaz të Evropës.
XS
SM
MD
LG