Ndërlidhjet

Evropë: Bie shitja e makinave të reja


Shitja e makinave të reja në Evropë ka rënë në shkallën më të ulët në 15 vitet e fundit.

Asociacioni evropian i prodhuesve të automjeteve, ACEA, tha se shitja ka rënë për 7.8 për qind në vitin 2008, ndërsa vetëm në muajin dhjetor shitja ra për 18 %.

Bilanci është më i rëndë në Evropën perëndimore, se sa në vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian, ku vitin e kaluar shitja e makinave të reja shënoi rënie prej 0.7 për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG