Ndërlidhjet

Përfundon ratifikimi i MSA-së Shqipëri-BE


Zyrtarët e lartë të Shqipërisë kanë përshëndetur përfundimin e procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit. Greqia ka qenë vendi i fundit që ka ratifikuar MSA-në mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se përfundimi i procesit është dëshmi e besimit që ka Evropa tek Shqipëria.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se së shpejti Qevria Berisha do të paraqesë kërkesën për të fituar statusin e vendit kandidat për anëtar në BE.
XS
SM
MD
LG