Ndërlidhjet

Panamaja e njohu Kosovën


Shteti i Panamasë e ka njohur sot Republikën e Kosovës, informoi Ministria e Jashtme e Kosovës.

Në njoftim thuhet se kjo është konfirmuar gjatë një bisede telefonike ndërmjet ministrit të Jashtëm të Panamasë, Samuel Lewis Navarro, dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni.

Navarro ka thënë se nota diplomatike e njohjes së Kosovës "do t'i dorëzohet sot të ngarkuarit me punë të Kosovës në Uashington".

Panamaja është shteti i 54 që e njohu Republikën e Kosovës.
XS
SM
MD
LG