Ndërlidhjet

Hamasi refuzon kushtet e Izraelit për armëpushim


Lideri i Hamasit, Khaled Meshal tha se kjo lëvizje nuk do t'i pranojë kushtet e Izraelit për armëpushim.

Meshal, i cili merr pjesë në samitin rajonal për Gazën në Katar, gjithashtu u bëri thirrje liderëve arabë që t'i ndërpresin të gjitha lidhjet me Izraelin.

Në takim marrin pjesë edhe presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad dhe udhëheqësi i Jihadit Islamik, Ramadan Shallah.

Ndërkohë, në një takim të veçantë të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe, kreu i organizatës Amr Mussa pranoi se ka një "kaos shumë të madh" në radhët e arabëve rreth krizës në Gaza.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG