Ndërlidhjet

OKB: AP kërkon armëpushim të qëndrueshëm


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Rripin e Gazës dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga ky territor.

Me këtë rezolutë jo obliguese, Asambleja e Përgjithshme ka ftuar për "respekt të plotë" për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të miratuar disa ditë më parë, e cila është injoruar nga të dy palët.

Kundër kësaj rezolute të Asamblesë së Përgjithshme votuan Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. I dërguari amerikan në OKB, Alejandro Wolf, vlerësoi se ky dokument nuk ishte "as i domosdoshëm e as i dobishëm".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG