Ndërlidhjet

Armstrong i rikthehet çiklizmit profesional


Ylli i çiklizmit, amerikani Lence Armstrong ka bërë një kthim të kujdesshëm sot në garat profesionale të çilizmit, duke përfunduar në vendin e 64-të në një garë në Australi.

Mijëra njerëz e ndoqën rikthimin e 37-vjeçarit Armstrong pas tre vitesh pushimi.

Ai është fitues i shtatë fishtë i garës Tour de France, dhe synon ta fitojë për të tetën herë.

Garën e sotme në gjatësi prej 51 km, Armstrong e përshkroi si "argëtim".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG