Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 30 militantë


Forcat afgane dhe ndërkombëtare thanë se kanë vrarë rreth 30 militantë në sulmet ajrore dhe përleshjet afër kufirit me Pakistanin.

Forca ndërkombëtare e ISAF-it tha se 22 militantë u vranë në sulmet nga ajri pasi patrulla e koalicionit ishte sulmuar në provincën lindore Khost.

Ministria e Mbrojtjes tha se tetë militantë janë vrarë në përleshjet me trupat afgane në Khost.

Nuk është e qartë nëse afganët i referohen incidentit të njëjtë.

Ndaras, ushtria amerikane tha se trupat e kolicionit kanë vrarë 6 luftëtarë talibanë gjatë një ndërhyrjeje kundër militantëve në provincën jugore, Zabul.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG