Ndërlidhjet

Rusia dhe Kuba i forcojnë lidhjet


Zyrtarët e Rusisë dhe të Kubës u takuan sot në Moskë për t'u dhënë shtysë marrëdhënieve dypalëshe.

Zv/kryeministri rus, Igor Sechin tha se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet "të arrijnë nivel të ri".

Në panelin morën pjesë zyrtarë dhe biznesmenë nga fushat e naftës dhe gazit, energjisë bërthamore dhe metaleve.

Rusia po i rindërton lidhjet e vjetra me aleatët nga koha e Luftës së Ftohtë, si Kuba dhe Nikaragua, por dhe Venezuela.

Lideri kubanez Raul Castro do të vizitojë Moskën nga fundi i janarit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG