Ndërlidhjet

Nga sulmi me raketë – 5 të vrarë


Zyrtarë të Pakistanit thonë se nga raketa, që dyshohet se është shkrepur nga një aeroplan spiunimi i Shteteve të Bashkuara, janë vrarë së paku 5 vetë, në pjesën pakistaneze të brezit kufitar ndërmjet Afganistanit e Pakistanit.

Qeveria e Pakistanit rregullisht proteston te Shtetet e Bashkuara kundër sulmeve të këtilla.

Herë pas herë, Shtetet e Bashkuara pranojnë se kanë shkrepur raketa, që në të shumtëpn e rasteve besohet se lansohen nga aeroplanat pa ekuipazh në Afganistanin fqinjë.

Vitin e kaluar është raportuar për afro 30 sulme të këtilla kundër militantëve të dyshuar në Pakistan.

Sulimi i sotëm ishte i pari në territorin e Pakistanit, prej se president amerikan u bë Barack Obama.
XS
SM
MD
LG