Mijëra iranianë sot janë tubuar para ambasadës franceze në shenjë proteste kundër synimeve të Bashkimit Evropian, që një organizatë opozitare iraniane në ekzil, ta heqë nga lista e BE-së për grupet terroriste.
Pritet që Bashkimi Evropian ta heqë nga lista grupin Muxhahedinët e Popullit në Iran.
Një gjykatë në Luksemburg ka vendosur muajin e kaluar se BE-ja në mënyrë të gabueshme i ka bllokuar fondet e kësaj organizate dhe i ka shkelur të drejtat e saj duke mos e arsyetuar se përse ajo ishte përfshirë në listën e organizatave terroriste.