Ndërlidhjet

Gjeliq: Pas katër viteve të pasuksesshme në Kosovë, ÇEZ-i i kthehet Serbisë


Gjiganti elektroenergjetik i Çekisë ÇEZ është i interesuar për tenderin për ndërtimin e elektranave në Serbi deri në vlerë prej 1.4 miliardë eurove, ka bërë të ditur e përditshmja e Pragës "Hospodarske Novini".

Bëhet fjalë për ndërtimin e e blloqeve të termoelektranave Nikolla Teslla dhe Kollubara me forcë prej 700 megavatëve.

"Jemi të interesuar për për këto dy projekte", ka thënë zëdhënësja e ÇEZ-it Eva Novakova.

Me këtë qëllim në Çeki të premtën ka qëndruar nënkryetari i qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjeliq, i cili në Pragë ka deklaruar: "Këtë e kuptojmë si shenjë se ÇEZ-i pas 4 viteve të pasuksesshme në Kosovë ka mirëkuptim për propozimet e Beogradit", ka thënë Bozhidar Gjeliq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG