Ndërlidhjet

Bota përkujton viktimat e Hollokaustit


Në mbarë botën sot u përkujtua Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Hollokaustit, që shënohet në ditën kur në vitin 1945 forcat sovjetike e çliruan kampin nazist Aushvic.

Ky përvjetor veçanërisht u përkujtua në vendet evropiane, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore e humbën jetën 53 milionë njerëz, nga të cilët rreth 31 milionë civilë.

"Antisemitizmi edhe sot po shfaqet në formën e tij më të shëmtuar, edhe sot muns të shohim njerëz dhe liderë, të cilët e mohojnë hollokaustin, në mënyrë që ta legjitimojnë një tjetër në të ardhmen. Kjo dukuri duhet të ndalet", tha ministreja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, duke folur në ceremoninë e përkujtimit të viktimave nga Hollokausti në Tel Yitzhak në Jerusalem.

Holokausti paraqet një nga periudhat më të errëta në historinë e Evropës, i cili përgjithmonë do të mbetet në kujtesën e njerëzimit, thuhet në komunikatën e Këshillit të Evropës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG