Ndërlidhjet

Thaçi: Tadiq e ka në zyrë fantazmën e Millosherviqit


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se i vjen keq që disa në Beograd ende jetojnë në kohën e Sllobodan Millosheviqit, dhe se fantazma e tij ende është e pranishme në zyrën e Boris Tadiqit.

Në një intervistë për të përditshmen kroate "Jutarnji List", Thaçi ka thënë se "fatkeqësisht, Beogradi ende nuk mund të pajtohet me faktin se Kosova është e pavarur, por përpiqet ta rrezikojë tërësinë territoriale të Kosovës".

"Kjo nuk është mirë as për Beogradin, sepse ata do të duhej që më shumë të mendonin për të ardhmen e tyre euroatlantike, e jo për të kaluarën", ka thënë kryeministri kosovar.

"Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, stabilitet, mirëkuptim dhe tolerancë ndëretnike. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk kemi konflikte ndëretnike. Serbët nuk janë vetëm pjesë e shoqërisë kosovare, por edhe pjesë e institucioneve të saj, të parlamentit dhe të qeverisë e cila e udhëheq vendin", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG