Ndërlidhjet

Assad kërkon dialog konstruktiv me SHBA


Presidenti Bashar al-Assad i tha sot një delegacioni amerikan, i cili po qëndron në Siri, se ai dëshiron dialog "konstruktiv" me Uashingtonin pas disa viteve të armiqësisë.

Agjencia zyrtare e lajmeve SANA raportoi se Assad i ka folur kongresmenit Adam Smith për "rëndësinë e hapjes së një dialogu pozitiv dhe konstruktiv ndërmjet Sirës dhe Shteteve të Bashkuara".

SANA tha se anëtarët e delegacionit amerikan e kanë theksuar "rolin e rëndësishëm të Sirisë në Lindjen e Mesme dhe dëshirën e administratës së re që t'i zhvillojë marrëdhëniet amerikano-siriane në dobi të stabilitetit rajonal".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG