Ndërlidhjet

El Baradei përshëndet qëndrimin amerikan ndaj Iranit


Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Mohamed El Baradei, ka mirëpritur mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, lidhur me programin e kontestuar atomik të Teheranit.

Në një intervistë për të përditshmen, Washington Post, zoti El Baradei tha se "absolutisht është koha", që të dy palët të kenë dialog pa kushtëzime.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka sinjalizuar interes për bisedime me Iranin. Javën e kaluar ai tha se Uashingtoni do t'i ofroj Iranit dorën e zgjatur të diplomacicë, nëse liderët e këtij vendi e bëjnë hapin e parë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG