Ndërlidhjet

Sali Berisha takon zv.presidentin Joe Biden


Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka takuar zv. presidentin amerikan Joe Biden. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit shqiptar, gjatë këtij takimi u fol për marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Shqipërisë. Në njoftim thuhet se zv presidenti amerikan u shpreh se ndjehet i nderuar që është mik i shqiptarëve dhe se pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë. Ai tha se administrata amerikane e përkrahë shtetin shqiptar në rrugën e reformave. Sot pritet që Berisha të takojë sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG