Ndërlidhjet

OKB i pezullon ndihmat humanitare në Gaza


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) tha se e ka ndëprerë dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës pasi Hamasi konfiskoi qindra tonelata ndihma ushqimore.

Agjencia tha se pezullimi i ndihmave do të mbetet në fuqi deri sa të jepen "garanca të besueshme" nga qeveria e Hamasit se nuk do të përsëriten vjedhjet.

Hamasi sot mohoi se ka konfiskuar çfarëdo ndihme, duke thënë se mallrat janë ngarkuar në kamionë në saje të mosmarrëveshjeve të vozitësve.

Pothuaj të gjitha ndihmat humanitare në Gaza vijnë nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë tjera humanitare.
XS
SM
MD
LG