Ndërlidhjet

Humbi jetën një ushtar amerikan në Irak


Ushtria amerikane njoftoi se një pjesëtar i saj ka humbur jetën në Irak, për shkak të një lëndimi të pësuar joluftarak.

Incidenti ndodhi afër qytetit verior irakian, Balad Ruz.

Në njoftimin e sotëm të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara thuhet se ushtari vdiq dje, por nuk jepen detaje të tjera.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak, prej vitit 2003, arriti në 4238.
XS
SM
MD
LG