Ndërlidhjet

Irani thotë se nuk e ka mbyllur Këshillin Britanik


Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Gholam Hossein Elham, tha se Irani nuk e ka mbyllur Këshillin Britanik, që është degë kulturore e qeverisë britanike, por vetë Britania i ka pezulluar operacionet e këshillit për shkak të "problemeve ekonomike".

Ai tha se megjithëqë këshilli nuk ka pasur leje për veprim në Iran, Teherani nuk e ka ndaluar atë.

Më herët këtë javë, Këshilli Britanik tha se i ka pezulluar veprimet në Iran, për shkak të "rasteve të keqtrajtimit" ndaj personelit lokal.
XS
SM
MD
LG