Ndërlidhjet

Beograd: Arrestohen 17 zyrtarë të mbrojtjes


Policia e Serbisë de shërbimet e zbulimit kanë arrestuar 17 zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes, të cilët dyshohen për mashtrime, përvetësim dhe abuzim të detyrës.

Ministria e Mbrojtjes tha se grupi dyshohet për falsifikim të dokumentave, me të cilat është mundësuar shfrytëzimi i banesave të ushtrisë dhe marrja e pensioneve mbi pretendimet për pjesëmarrje në luftërat në ish Jugosllavi.

Nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen deri 15 vjet burg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG