Ndërlidhjet

Një iranian djeg veten para parlamentit


Një zyrtar iranian tha se një njeri i ka vënë vetes zjarrin përpara ndërtesës së parlamentit.

Kryetari i Parlamentit, Ali Larijani e përshkroi personin si një ish të dënuar, por nuk dha detaje tjera.

Disa media lokale raportuan se personi ishte veteran invalid i luftës së Iranit dhe Irakut, në vitet e 80-ta, dhe thanë se ai vdiq nga flakët, pasi më parë një ligjvënës kishte refuzuar t'i diskutojë problemet e tij.

Veteranët e luftës gëzojnë mjaft respekt në Iran, por disa e kritikojnë qeverinë se nuk u kushton kujdes të duhur nevojave të tyre.

Më shumë se gjysmë milioni iranianë janë veteranë invalidë të luftës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG