Ndërlidhjet

Venecuelë: Votime për mandatin e presidentit


Votuesit në Venecuelë sot kanë dalë në vendvotime që të deklarohen mbi propozimin, i cili do t'i lejonte presidentit që të kandidohet sa herë të dojë.

Nëse shumica votojnë për propozimin, atëherë presidenti Hugo Chavez do të mund të mbetet në zyrë edhe pas skadimit të mandatit aktual në vitin 2013.

Chavez ka thënë se amandamenti kushtetues është i nevojshëm për të ardhmen e revolucionit socialist të Venecuelës.

Por, kritikët thonë se ai synon të koncentrojë pushtetin në duart e presidentit në dekadat të ardhshme.

Chavez, i cili u bë president në vitin 1998, humbi në një referndum të ngjashëm në vitin 2007.

Sondazhet e opinionit tregojnë se ai tash mund të fitojë.
XS
SM
MD
LG