Ndërlidhjet

Ahmadinejad: SHBA t'i ndryshojë politikat


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad tha se Irani është duke pritur që të shohë "ndryshime reale" në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian, Ahmadinejad tha se pa ndryshimet e këtilla fundamentale, lidhjet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të përmirësohen.

Zyrtarët iranianë thonë se këto dhe komentet e ngjashme të presidentit iranian lënë të kuptohet se Uashingtoni duhet të pushojë së akuzuari Teheranin për mbështetje të terrorizmit dhe synim të armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG