Ndërlidhjet

Kryengritësit e Ugandës kërkojnë ndërmjetësimin e Haradinajt


Kryengritësit myslimanë në Ugandë kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, të ndërmjetësojë në bisedimet paqësore me Qeverinë, raporton Agjencia Frans-press.

Sipas zëdhënësit të kryengritësve, kandidatura e Haradinajt është e përshtatshme, pasi ai ka kaluar nëpër shumë përvoja, përfshirë edhe atë të luftëtarit.

Agjencia Frans-press citon ministrin e shtetit për çështje të brendshme të Ugandës, Matiah Kasiaj, të ketë thënë se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj zgjedhjes së Haradinajt.

Kasiaj gjithashu ka thënë se Qeveria e Ugandës planifikon të dërgojë një delegacion për të takuar Ramush Haradinajn.
XS
SM
MD
LG