Ndërlidhjet

Filloi procesi ndaj gazetarit që e gjuajti Bushin


Në një gjykatë në Bagdad ka filluar procesi kundër gazetari të televizionit irakian, Muntazer al-Zaidi, që e gjujati me këpucë ish presidentin amerikan, George Bush.

Për këtë akuzë, ai mund të dënohet me 15 vjet burgim, për shkak të sulmit kundër një lideri të jashtëm.

Avokatët e gazetarit kërkojnë lirimin e tij, duke thënë se hedhja e këpucës ishte një akt spontan i protestës e jo akt i qëllimshëm për ta sulmuar ish presidentin Bush.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG