Ndërlidhjet

Ligjëvënësit amerikanë vizitojnë Rripin e Gazës


Senatori amerikan John Kerry dhe dy kongresmenë ndodhen sot në Rripin e Gazës në vizitën e parë të këtij lloji në katër vitet e fundit.

Kerry pritet të bisedojë me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Gaza, ndërsa përfaqësuesit Demokratë, Brian Baird dhe Keith Ellison gjithashtu e vizitojnë Rripin e Gazës.

Nuk janë planifikuar bisedime me asnjë përfaqësues të Hamasit.

Kerry, i cili është kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, deklaroi para hyrjes në Gaza se vizita "nuk sinjalizon kurrfarë ndryshimi të qëndrimit ndaj Hamasit".

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë organizatë terroriste grupin radikal palestinez Hamas, i cili e qeveris Rripin e Gazës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG