Ndërlidhjet

Clinton viziton Korenë e Jugut


Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton mbërriti sot në Korenë e Jugut në ndalesën e tretë të turit në Azi.

Departamenti i Shtetit tha se vizita e saj në Seul do të fokusohet në mënyrat për ringjalljen e negociatave për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Clinton mbërriti në Seul disa orë pasi Pheniani iu kërcënua Seulit, duke i thënë se është i gatshëm për luftë.

Raportohet se Koreja Veriore i ka tërhequr vërejtjen Koresë Jugore edhe për stërvitjet e përbashkëta me SHBA-të, të parapara për mars, duke i akuzuar dy aleatët se po përgatisin invadimin e Koresë Veriore.

SHBA-të dhe Koreja Jugore thonë se këto stërvitje vjetore kanë qëllim përgatitje për mbrojtje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG