Ndërlidhjet

Irak: Nis operacioni për çrrënjosjen e Al Kaedas


Forcat amerikane dhe ato irakiane kanë ndërmarrë një fushatë ushtarake për t'i çrrënjosur militantët e Al Kaedas nga provinca veriore irakiane Nineveh.

Ushtria e Irakut tha se të premten forcat lokale kanë filluar kërkime shtëpi më shtëpi, dhe deri tash kanë arrestuar 84 të dyshuar.

Ushtria amerikane tha se operacioni "Shpresa e Re", do t'u mundësojë pushtetit lokal dhe provincial që t'i fillojnë projektet për rivendosjen e shërbimeve themelore për qytetarët e Mosulit.

Operacioni u ndërmorr më pak se një muaj pasi blloku i arabëve sunitë, Al-Hadba, i fitoi zgjedhjet lokale në Nineveh, e cila konsiderohet si streha e fundit për militantët islamistë sunitë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG