Ndërlidhjet

Hollywood: Sot ndahen Çmimet Oskar


Yjet dhe elita e industrisë së filmit kanë filluar të tubohen për natën më të madhe të filmit gjatë vitit.

Aktorët që tashmë kanë fituar Çmimin Oskar, Brad Pitt, Sean Penn dhe Meryl Streep janë në mesin e atyre, të cilët do të parakalojnë në qilimin e kuq në Teatrin Kodak në Hollywood.

Gara për aktor më të mirë duket se do të jetë ndërmjet Sean Penn, i cili e luan rolin e një politikani, dhe Mickey Rourke për rolin e tij të një atleti.

Filmi i Bollywood-it "Slumdog Millionaire" konsiderohet si favorit për çmimin Oskar për filmin më të mirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG