Ndërlidhjet

"Slumdog Millionaire" fitoi 8 çmime Oskar


Filmi "Slumdog Millionaire", i regjisorit britanik, Danny Boyle, ka fituar tetë çmime Oskar, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë dhe për regji.

Sean Penn ka fituar çmimin Oskar si aktori më i mirë në filmin "Milk", ndërsa aktore më e mirë u shpall Kate Winslet, për rolin e saj në filmin "Reader".

Aktori Heath Ledger, pas vdekjes, fitoi çmimin Oskar për rolin më të mirë mbështetës, ndërsa Penelope Cruz, u shpall aktorja më e mirë mbështetëse.

Fimi japonez "Departures" e fitoi çmimin Oskar për filmin më të mirë të jashtëm.
XS
SM
MD
LG